Në takimin e mbajtur të Këshillit Komunal për Sigurinë e Bashkësive, pikë e rendit të ditës : Shqyrtimi i gjendjes së Sigurisë së Bashkësive, që është udhëhequr nga nënkryetari i komunës Zenun Zeqa dhe të pranishëm ishin edhe përfaqësues të OSBE-së, UNMIK, OSCE, UNHER, ICO, KFOR, Policia e Kosovës, përfaqësues të komuniteteve .
Në takimin e mbajtur të Këshillit Komunal për Sigurinë e Bashkësive, pikë e rendit të ditës : Shqyrtimi i gjendjes së Sigurisë së Bashkësive, që është udhëhequr nga nënkryetari i komunës Zenun Zeqa dhe të pranishëm ishin edhe përfaqësues të OSBE-së, UNMIK, OSCE, UNHER, ICO, KFOR, Policia e Kosovës, përfaqësues të komuniteteve .
Gjatë këtij takimi është biseduar për gjendej e sigurisë në komunën e Klinës. Gjendja e sigurisë në komunën e Klinës është shume e mirë ka thënë komandanti i Policisë Agron Hasani. Ai nuk përjashtuar disa raste të vjedhjeve, por ka thënë se këto nuk kanë të bëjnë me sigurinë e komuniteteve . Po ashtu, edhe pjesëmarrësit në takim janë ndarë të kënaqur me gjendjen e sigurisë në komunën e Klinës. Ndërsa, përfaqësuesi i UNHER-it – Fehmi Kondirolli, tha se është paralajmëruar një takim në fshatin Budisalc. A është mbajtur ky takim dhe si mund t’iu ndihmojmë ne. Nënkryetari Zeqa është përgjigjur se takimi është mbajtur, kanë marr pjesë përfaqësuesit e fshatit Budisalc , takimi është organizuar nga Ambasada Amerikane dhe se kjo Ambasadë është shprehur e gatshme të investoj në këtë fshat . Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane kanë thënë se projekti është me karakter humanitar të përqendrueshme edhe nga komuna e Klinës. Projekti do të behet në bashkëpunim me komunën e Klinës dhe komunitetet, ndërkaq do të shqyrtohet nga Ambasada Amerikane në periudhe prej 3 muajsh pas dorëzimit të projektit. Kryetari Sokol Bashota, është i angazhuar për këtë çështje ka thënë nënkryetari Zenun Zeqa. Po ashtu në takim, është diskutuar edhe rreth procesit të kthimit të komuniteteve , ku Agim Gashi nga zyra për Komunitet tha se , sa i përket kthimit , me herët jemi marr edhe ne së bashku me IOM, tani po merret Ministria e Punëve të Brendshme. Njerëzit po largohen nga vendi , ku gjendja ekonomike, kryesisht papunësia i bëjnë që të dalin jashtë shtetit. Diskutimi ju bashkëngjit edhe shefi i zyrës për Komunitete Millorad Sharkoviq, ku tha se në projektin e RKK II, i cili sapo ka përfunduar , kemi përfitues edhe nga komuniteti RAE, por problemi është se disa nuk kanë prona dhe duhet që t’iu sigurohet prona . Kërkesat pritet të shqyrtohen në Komitetin për Politik e Financa dhe në Asamble. Po ashtu , Sharkoviq ka thënë se tani kthimi i organizuar nuk ekziston , tani kthimi është individual.