Fshatrat që kanë përfituar nga ky projekt në komunën e Klinës janë: Dollci me 12 shtëpi ,Greminku me 4 shtëpi dhe 1 shtëpi në qytetin e Klinës. Në një ceremoni rasti në fshatin Dollc, ku te pranishëm ishin edhe nënkryetari i komunës së Klinës Zenun Zeqa, Ministri për Komunitet dhe kthim Sasha Rashiç,përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian Kjartan Bjornsson, përfaqësuesi i Këshillit Danez për Refugjat Stig Glent-Madsen si dhe përfaqësuesit serb që kanë përfituar nga ky projekt , është bërë pranim-dorëzimi i shtëpive të rindërtuara për familjet e komunitet serb të kthyer në këtë komunë.
Projekti RRK II është projekt që përfshin katër komuna dhe donator janë Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian që ka kontribuar me 4 milion €, Ministria për Kthim dhe Komunitete ka kontribuar me 1.1 milion € ndërsa Këshilli Danez ka kontribuar me 200 mijë €, ku në komunën e Klinës janë ndërtuar 17 shtëpi nga ky projekt.
Fshatrat që kanë përfituar nga ky projekt në komunën e Klinës janë: Dollci me 12 shtëpi ,Greminku me 4 shtëpi dhe 1 shtëpi në qytetin e Klinës.