Rregullimi i shtratit të lumit “Klina” është një tjetër projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për realizimin e të cilit po vazhdon puna nga kompania e angazhuar nga komuna.
Në kuadër të këtij projekti, me qëllim të mbrojtjes së kësaj pjese nga vërshimet e mundshme, kemi planifikuar pastrimin e shtratit të lumit, rregullimin e argjinaturave dhe rregullimin me gurë të shtratit të lumit.
Po ashtu, do të bëhet edhe rregullimi i trotuarit, ndriçimit publik dhe kujdes të madh do t`i kushtojmë edhe shtimin e hapësirave gjelbëruese.
Pra, po i shtojmë hapësirat gjelbëruese dhe po e mbrojmë qytetin nga vërshimet.

