Kreu i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadorin Prof. Dr. Beqir Ismaili.
Elezaj në këtë takim njoftoi Ismailin, për zhvillimet në Komunën e Klinës dhe nevojat me të cilat ballafaqohet Komuna e Klinës. Po ashtu u diskutua rreth shumë çështjeve më interes të ndërsjellët.