Kryetari Elezaj, së bashku me Nënkryetarin e Komunës, Besim Hoti dhe Drejtorin për Kulturë, Rini, Sport, Skënder Merturi, i ka pritur sot për një vizitë , klubin e futbollit të femrave “Dukagjini”, së bashku me Kryetarin e Klubi, Xhevxhet Berisha si dhe menaxheri i klubit, Naim Kadriu, pas shpalljes kampion në Super ligën e Kosovës U-16.
Klubi i futbollit të femrave “Dukagjini” nga Klina, janë kampionet e reja të Kosovës në futboll në U-16.
Kryetari Elezaj, e cilësoi këtë rezultat si një arritje shumë e madhe, jo vetëm për klubin por edhe për komunën. Njëherë ai i ka uruar vajzat : “Urime për vajzat e KFF “Dukagjinit”, cilat me këtë arritje na kanë bërë që të krenohem të gjithë. Futbollisteve të KFF “Dukagjini”, ju uroj suksese të mëtutjeshme, me shpresën dhe synimin që një ditë të shpallen edhe kampione të Kosovës në kategorinë e senioreve”, është shprehur kryetari Elezaj.