Shkollat ku vijohet mësimi joformal janë shkolla fillore “Ismet Raci” në Klinë dhe shkolla fillore “Dëshmorët e Qëndresës” në Gllarevë.
Ka filluar pilot projekti në 5-së komuna të Kosovës për mësimin joformal apo mësimin për të rritur , që është përkrahur nga organizata gjermane “Gizi”. Një ndër 5-së komunat që ka përfituar në këtë pilot projekt është edhe komuna e Klinës. Drejtori për Arsim në komunën e Klinës -Ramiz Rrusta ka thënë se :jemi ndër komunat e para që kemi filluar këtë pilot projekt, janë dy paralele që kanë filluar të vijojnë mësimin joformal apo mësimin për të rritur. Projekti është vetëm për klasë të 8-ta dhe të 9-ta , ku janë angazhuar 10-të mësimdhënës . Për ata që e kanë ndërpre mësimin në klasë të 7-të dhe të 8-të , tani e kanë mundësin që të vijojnë sepse kurrë nuk është vonë . Ndërsa koordinatorja e këtij projekti Suzana Gjergji pedagoge në drejtorin e Arsimit ka thënë se mësimi po zhvillohet ne dy paralele dhe mosha e nxënëseve që e vijojnë është prej 18-25 vjeç. Shkollat ku vijohet mësimi joformal janë shkolla fillore “Ismet Raci” në Klinë dhe shkolla fillore “Dëshmorët e Qëndresës” në Gllarevë.