Asfaltohen 1000 metra rrugë në Dugajevë, 320 metra në Poterq, 200 metra në Drenoc
Qytetar të shumtë morën pjesë në ceremoninë e përurimit të asfaltimit të rrugës me gjatësi prej 1000 metra, në fshatin Dugajeve të komunës së Klinës e cila është përuruar ne një ceremoni festive .
Kryetari i Komunës, z. Sokol Bashota i ka përgëzuar banoret e fshatit Dugajevë dhe ka thënë se : ky nuk është projekti i fundit por ne do të vazhdojmë edhe me projekte të tjera. Gjatë mandatit të tij në qeverisjen lokale janë asfaltuar 130 kilometra rrugë në territorin e komunës së Klinës ka thënë kreu i komunës Bashota.
Kleriku i kishës katolike të fshatit Dugajeve , Don Beni e ka falënderua kryetarin Bashota për mundësin e asfaltimit të rrugës së këtij fshati .
I ftuar në ceremoni ishte edhe kryetari i komunës së Fanit-Mirditës ,z. Gjergj Prekaj, i cili tha se:është kënaqësi që sot marr pjesë në ketë ceremoni festive të fshatit Dugajevë, dhe falënderoj kryetarin që ka gjet fonde per asfaltimin e kësaj rruge.
Ceremonisë festive ju kanë bashkangjitur edhe banoret e fshatit Poterq me asfaltim të rrugës prej 320 metra gjatësi , si dhe banoret e fshatit Drenoc me asfaltimin të rrugës prej 200 metra .