Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Klinës, ka realizuar takim letrar me autorë: Elvi Sidheri nga Tirana, Bekim Shala nga Mitrovica, Marc Perry nga Anglia si dhe Nedjeljko Spilek nga Kroacia, në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Jehona e Dukagjinit”.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fatjona Gashi, me një fjalë rasti para të pranishmëve tha: “Ky takim pasqyron vlera të shumta letrare dhe artistike e ndër të tjera na nderuan me pjesëmarrje autorë të huaj që në shkrimet e tyre çmojnë shumë popullin shqiptarë dhe Kosovën”.
Takimi u zhvillua në formë diskutimi, ku të pranishmit kishin mundësi të bënin pyetje rreth veprave të këtyre autorëve dhe ideve që ata kanë shtjelluar në këto vepra.