Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën Klinës, Petrit Bekaj, njoftoi mbi gjendjen e mishit dhe produkteve ushqimore në Komunën e Klinës.
Pas skandalit me mish të prishur nga Belgjika, qysh në fillim të marrjes së detyrës kemi kryer kontrolle të vazhdueshme të gjitha bizneseve pa përjashtim. Kemi marr masa inspektimi në përputhje me rregulloren dhe kompetencat tona. Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me qytetarët të cilët raportojnë për produktet me afat të skaduar. Në bazë të inspektimeve të realizuara në teren në shtatë mishtore , deri me tani nuk kemi hasur në mish pa afat. Vetëm në një rast, një shitës ambulantivë, mjeti transportues me të cilin është bartur produkti e kemi hasur në gjendje jo të rregullt ( pa frigorifer ) dhe i kemi shqyrtuar gjobë ndërsa e ka konfiskuar policia. Sa i përket marketëve në gjithsej trembëdhjetë prej tyre , aty nuk kemi gjetur produkteve të tjera me afat të skaduar.