Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Klinës, z. Qendrim Millaku ka pritur në takim z. Hajriz Sejdiu, Drejtori i Gatishmërisë në AME, z. Fatos Vokshi nga UNHCR, përfaqësuesen e organizatës ”IOM”, znj. Albiana Çavolli dhe znj. Rina Dinaj, përfaqësuese nga Organizata “FAO”.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi me gjendjen e përgjithshme të shkaktuar nga përmbytjet e vërshimeve të fundit në komunën tonë e gjithashtu u diskutua për nevojat imediate humanitare dhe rimëkëmbja pas situatës së krijuar.
Drejtori Millaku njoftoi përfaqësuesit se gjendja e krijuar pas vërshimeve tek qytetarët e Klinës kërkon bashkëpunime të shumta institucionale e partneritet të fuqishëm për rimëkëmbje. Theksoi se mbetet në gatishmëri të plotë me të gjithë mekanizmat që të ndërmerren hapa të mëtutjeshëm drejt përmirësimit.