Drejtoria e Arsimit në Klinë, në krye me drejtorin, Arben Limanaj, priti sot në vizitë zv.ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Artan Berisha me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim u diskutua rreth infrastrukturës shkollore dhe sfidat me të cilat përballet arsimi sot në Komunën e Klinës.
Në rrjedhën e takimit u diskutua edhe problemi i transporit të nxënësve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. Drejtori Limanaj, informoi zv.ministrin Berisha për angazhimet e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Klinës dhe projektet infrastrukturore që do të realizohen nëpër shkolla e Komunës së Klinës.