Futbollistja e Reprezentacionit të Shqipërisë, Endrina Elezaj nga Klina, është shpallur sportistja e vitit 2013 në Komunën e Klinës.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Klinë, ka mbajtur takimin përmbyllës ku janë shpallur personat e vitit në lëmine e kulturës. Drejtori për Kulturë ,Rini e Sport në komunën e Klinës , Ukë Gojani, ka thënë se : Drejtoria për kulturë,Rini dhe Sport , në bazë të planit dhe iniciativës shtesë të aktiviteteve kulturore i ka përmbushur sadopak kërkesat dhe nevojat e qytetareve me aktivitete të larmishme kulturore,sportive, në art, teatër etj.
DKRS-së më mirëve për këtë vit u ndanë :
MIRËNJOHJE
Në këta sektor: Sport, teatër, muzikë, arkiv dhe bibliotekë.
Ndërkaq, mirënjohje speciale këtë vit i ndahet kryetarit të komunës z. Sokol Bashota , për përkrahjen e dhënë DKRS-it.
Art figurativ: Piktorit akademik Idriz Berisha,
Muzikë: Arbias Bajraktari,
Bibliotekë: Pashk Skeli dhe Blendoneta Qakolli,
Arkiv: Dr. Asllan Krasniqi,
Teatër: Gani Morina, Bujar Maloku, Driton Racaj, Lavdim Dushi,
Futboll: Endrina Elezaj, Fitim Haliti, Liridon Palushaj,
Volejboll: Fatlinda Gashi , Vlora Tafili ,
Shah: Rexhep Gashi,
Pingpong: Isa Qitaku,
Basketboll: Domenik Tushi,
Boks: Piro Quni ,
Karate: Albina Lekaj,
Janë shpërblyer edhe pedagogët me të mirë sportiv Rexhep Veseli e Petrit Toplanaj. Shpresat në futboll, Elma Kadriu, Art Manaj dhe Altin Merlaku ndërsa veteranët e boksit Tom Quni dhe Hajdin Bala.
DKRS-ja ka ndarë mirënjohje edhe për media, si gazetar me i mirë i vitit 2013 është shpallur Mimoza Bajraktari -korrespondente në Radio Kosovë, ndërsa mirënjohje ka marr edhe radio “Alba”.