Prend Buzhala, personaliteti i vitit në kulturë
Futbollisti Jetmir Jusufi , sportist i vitit në Klinë
Sadri Haxhaj gazetar i vitit
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Klinë, ka mbajtur takimin përmbyllës ku janë shpallur personat e vitit në lëmine e kulturës. Ahmet Krasniqi, drejtor i Drejtoris per Kulturë , Rini dhe Sport ka thënë se :përkundër mungesës së hapësirës aktivitetet kulturore nuk kanë munguar ku edhe janë shënuar rezultate të mira. Pesë aktorët me të mirë të shpallur për ketë vit janë: Liridon Thaçi, Driton Raci, Lavdim Dushi, Bujar Maloku dhe Gani Morina. Për pikturë është ndarë mirënjohje për Gani Bajraktarit dhe Luan Jakupajt ndërsa, lexuesit me të mirë Suzana Krasniqi, Martin Gjergjaj dhe Fortesa Raci. Për krijimtarinë letrare, mirënjohje për aktivitetin e tyre vjetor kanë marrë Gjon Gjergjaj, Hajdin Morina, Ismet Krasniqi ndërsa, krijuesi i vitit është shpallur Prend Buzhala. Me mirënjohje janë shpërblyer edhe Drejtoria e Arsimit dhe Qendra Rinore “ Ardhmëria” në Klinë. 

Futbollisti i KF “Dukagjini” të Klinës, Jetmir Jusufi është shpallur sportisti i vitit në komunën e Klinës. Në mesin e dhjetë sportisteve me të mirë të vitit janë edhe Endrina Elezaj- futbolliste, Shkumbin Kelmendi, Edmond Frroku- futbollistë, Sale Gashi e Nita Lleshi – volejbolliste, Rexhep Gashi- shahist, Elvis Përlleshi e Kreshnik Demiri – karate dhe Sami Mustafa basketbollist. Shpresa e futbollit klinas u zgjodh Ari Desku i cili është në mesin e sportisteve të përzgjedhur nga shkolla e futbollit të KF Milano të Italisë. Më mirënjohje janë nderuar edhe Arber Kryeziu e Liridon Palushaj shpresa të futbollit, Fidaneta Agushi- volejbolliste dhe Esmerlanda Gjinaj futbolliste. Për kontributin e dhënë në sport me mirënjohje është nderuar Eduard Berisha dhe Brahim Morina.
DKRS-ja ka ndarë mirënjohje edhe për media, si gazetar me i mirë i vitit 2011 është shpallur Sadri Haxhaj korrespodent në të përditshmen gazetë “Zëri” ndërsa, mirënjohje ka marr edhe radio “Alba”.