Në sallen e Kuvendit Komunal në Klinë është mbajtur sot takimi i radhës me qytetarë të bashkësisë lokale në Klinë, për diskutim publik të Kornizës Afatmeseme Buxhetore Komunale 2019 – 2021.
Qëllimi i këtijë takimi është rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarje dhe ndikim të hershëm në planifikimin e buxhetit për vitin 2019, përkatësisht në Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale 2019 – 2021, si dhe të përmirësohet transparenca në shpenzimet e paras publike.
Kryetari Elezaj, në këtë takim, prezantoi projektet kapitale si dhe mundësinë e investimeve në fusha të ndryshme. Ai ka prezantuar në pika të shkurta projektet për vitin 2019, kur investimet do të shkojnë në 2 milionë e 668 mijë euro.
Ai midis të tjerave tha se jemi të vendosur të bëjmë ndarjen e drejtë të buxhetit komunal duke pasur parasysh se do të investohet në ato lokalitete ku nevoja për investime janë më të mëdha dhe të vendosim një balancë të investimeve qytet-fshat.
Organizimin e këtij takimi e ndihmoj OJQ KOHA.
Drejtori Ekzekutiv i kësaj OJQ-je, z. Labinot Krasniqi, theksoi se këto takime kanë për qëllim kontributin e përbashkët për ndarje të drejtë të parasë publike, sidomos në kategorinë e investimeve kapitale.
Banorët dhe përfaqësues të fshatrave të cilët ishin pjesëmarrës, prezantuan kërkesat apo prioritetet dhe bën thirrje që këto investime të jenë të drejta, duke përfshirë gjithë territorin pa ndonjë dallim dhe diskriminim.