KEDS-i, ka njoftuar se sot dhjetë fshatra të Klinës do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për tre orë për shkak të rregullimit të trafos.
Njoftimi i KEDS-it:
Më 08.02.2018 në TS 110/10 kV Klina do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Gremniku (Kodi: 52000011) prej orës 09:00 deri në ora 12:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gremniku, Dollci, Qupeva, Vlljaku, Dushi, Sferka, Perqeva, Rastoka, Këpuzi dhe Qeskova.
Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i trafos.