Në Caravik puna për pastrimin e deponisë ilegale të mbeturinave e ndërtimin parkut po vazhdon me intensitet të lartë.
Sot, aty ishim bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, këshilltarin Mirsad Dakaj, dhe qytetarë, për të parë ecurinë e punimeve.
Kjo hapësirë në mes të fshatit ishte e mbushur me mbeturina inerte, duke qenë një problem për banorët.
Me investimin që po ndodhë nga komuna, përveç që po krijohet një pamje shumë e bukur, po krijohen edhe hapësirat rekreative në fshat.
Banorët e fshatit e kanë mirëpritur këtë projekt, i cili për ta ka qenë shumë i nevojshëm.





