Komuna e Klinës ka mbajtur takimin e shtatë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027, në fshatin Jagodë, me banorët e fshatrave Jagodë, Videjë, Krushevë e Madhe dhe Budisalc, në ambientin e shkollës së mesme të ulët “Atë Gjergj Fishta”, ora 16:30.
Të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, drejtorë të drejtorive, anëtarë të grupit punues si dhe banorë të zonave të lartcekura.
Kryetari Elezaj njoftoi së pari të pranishmit për projektet që po realizohen në këto lokalitete si dhe ka bërë një prezantim të shkurtër duke prezantuar pikat e rëndësishme të draft-kornizës, në veçanti u ndal tek projektet kapitale ndër vite.
Në fund, takimi u mbyll pasi qytetarët dhanë mendimet e tyre.




