Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtorë të drejtorive si dhe zyrtarë të tjerë komunalë, kanë vazhduar dje me agjendën e takimeve nëpër lokalitete për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026, ku janë zhvilluar dy takime, njëri në Grabanicë dhe tjetri në Zajm, bashkërisht me banorët e lokaliteteve tjera afër.
Kryetari Elezaj së bashku me banorët, diskutuan lidhur me projeksionet për vitet në vijim që parasheh Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026.
Takimet do të vazhdojnë edhe nesër:
20 qershor, fshatrat: Budisalc, Rudicë, Jagodë, Videjë, Krushevë e Madhe, Stupë dhe Nagllavë, në ora 16:00, në objektin e SHFMU “Nënë Tereza” në Budisalc, ndërsa fshatrat: Zllakuqan, Radulloc, Krushevë e Vogël, Berkovë, Leskoc, Ranoc, Pataqan, Shtupel, Gjurgjevik i Vogël, Binxhë dhe Grabc, do të mbahen në ora 18:00, në objektin e SHFMU “Atë Shtjefën Gjeçovi”, në Zllakuqan.