Objektiv i Ekzekutivit komunal është që të zgjeroj gamen e investimeve në të gjitha fshatrat dhe qytetin e Klinës në:rrjetin e ujësjellësit,kanalizimit,asfaltimin e rrugëve, dhe ofrimin e të gjitha shërbimeve që do të bëjnë jetën e qytetarit Klinas me të mirë.
Në debatin me qytetaret e komunës së Klinës, kryetari i komunës Sokol Bashota i njoftoi qytetaret për raportin e punës së Ekzekutivit komunal për gjashtë mujorin e parë. Bashota tha se gjatë gjashtë mujorit të parë, të vitit 2010,si kryetar i komunës së Klinës kam zhvilluar një serë aktivitetesh të natyrave të ndryshme,duke përfaqësuar komunën dhe duke vepruar në emër të saj kam mbrojtur interesat e institucionit dhe qytetareve të komunës së Klinës. Në realizimin e projekteve kapitale për komunën e Klinës,gjatë periudhës raportuese,kemi realizuar 21 projekte,vlera financiare e të cilave kap shumën prej 703.663 €.
Po ashtu në aspektin ekonomik dhe infrastrukturor, objektiv i Ekzekutivit komunal është që të zgjeroj gamen e investimeve në të gjitha fshatrat dhe qytetin e Klinës në:rrjetin e ujësjellësit,kanalizimit,asfaltimin e rrugëve, dhe ofrimin e të gjitha shërbimeve që do të bëjnë jetën e qytetarit Klinas me të mirë. Njëherë tha se synim kryesor i Ekzekutivit është reformimi i administratës,shtimin e efikasitetit në punë profesionale,rritja e transparencës,respektimin e ligjit,statuti,rregulloreve dhe akteve të tjera të cilat do ta bëjnë administratën komunale shumë funksionale në shërbim të qytetareve.
Qytetaret janë njoftuar me Draft Kornizën për buxhetin e viti 2011-2013 nga Drejtori i Buxhetit dhe Financave në komunën e Klinës Refki Krasniqi.
Edhe kërkesat nga ana e qytetareve ishin: ujësjellësi ,kanalizimi,asfaltimi i rrugëve.