Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë ,z. Jan Cliff , gjatë vizitës së tij që i bërë komunës së Klinës ka thënë se kjo është vizita ime e dytë në komunën e Klinës, gjatë mandatit tim në Kosovë. Qëllimi i kësaj vizite është që të njihem me zhvillimet e fundit si në ekonomi po ashtu edhe në procesin e kthimit në komunën e Klinës.
Kryetari i komunës së Klinës , z, Sokol Bashota , i shoqëruar nga shefi i Zyrës për Komunitet në komunën e Klinës, z. Millorad Sharkoviq, e ka pritur për vizitë Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Jan Cliff. Gjatë këtij takimi , Bashota e ka njoftuar ambasadorin Cliff për zhvillimet e fundit në komunën e Klinës, ku është njoftuar për të gjitha lëvizjet progresive që janë bërë në komunën e Klinës, duke u nisura nga bashkëjetesa në mes komuniteteve, ku komuna e Klinës njihet si shembull për të gjitha komunat e tjera , fal edhe mbështetjes të faktori ndërkombëtar. Po ashtu, është njoftuar për resurset ekonomike që i ofron komuna e Klinës, për investitorët e jashtëm të cilët kanë potencial ekonomik për ti rivitalizu disa ekonomi të cilat në komunën e Klinës kanë qenë si gjigante dhe kanë përmirësuar jetën e qytetarëve. Bashota ka thënë se , nëse investitorët e jashtëm janë të interesuar të hyjnë në komunën e Klinës për të investuar , komuna do të ju ofroje gjithë asistencën e vet teknike që lejohet edhe me ligj .
Ambasadori Cliff ,tha se pas një kohe të gjatë jam këtu , për tu njoftuar për zhvillimet në përgjithësi si në infrastrukturë , bujqësi, si dhe për procesin e kthimit në komunën e Klinës. Sa i përket investime, Cliff ka thënë se i kemi diskutuar si boksitet , leniti, rezervat e lëndës së parë të cementit dhe gëlqeres, dhe se porosia jone është që të krijohen kushte për tu tërhequr investitorët . Sektor i rëndësishëm është edhe bujqësia , pasi që Klina është një vend me shumë komunitet të ndryshme me fe te ndryshme edhe bashkëjetesa është shumë e mirë , është e rëndësishme që në mënyrë të barabartë të përfitojnë të gjitha komunitetet nga grandet që i ndahen për këtë sektor. Cliff e ka falënderuar komunën e Klinës për bashkëpunim dhe ka thënë se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Takimi mund të themi se ishte edhe një takim lamtumirës, pasi që Cliff tha që është në përfundim të misionit të tij në Kosovë, ku se shpejti do të vij ambasadori i ri që do ta zëvendësoje atë.