Projekte me vlerë kanë përfunduar në bujqësi, në komunën e Klinë, duke ju mundësuar bujqësisë zhvillim në këtë sektor .
Drejtoria e Bujqësisë në komunën e Klinës, ka njoftuar se është duke zhvilluar projekte me vlerë për tokat bujqësore . Sipas kësaj drejtorie, këtë vit është bërë furnizimi i bletareve të kësaj komune me Centrifuga Mekanike për nxjerrjen e mjaltit,ku kane përfituar, 95 bletar . Vlera e këtij projekti është 15.000.00 euro.
Po ashtu , ka përfunduar ndërtimi i kanalit për ujitje të tokave bujqësore në fshatin Jagod, faza e dytë , gjatësia e kanali prej 500 metra, ndërsa vlera e projektit 15.000.00 euro, ku është krijuar mundësia për ujitjen e 300ha tokë bujqësore që do të ndikoj në rritjen e rendimenteve të kulturave të ndryshme bujqësore.
Rehabilitimi i pendës për ujitje në fshatin Grabanicë, e cila kap vlerën prej 28.973.75 euro , ka përfunduar dhe pritet që mbuloi ujitjen e 150 ha tokë bujqësore, po ashtu , do të ndikoj dukshëm në rritjen e produkteve të kulturave bujqësore dhe zhvillimin intensiv të bujqësisë dhe njëherë edhe rritjen e së ardhmes për ekonomi familjare si dhe mirëqenien sociale, ka njoftuar Drejtoria për Bujqësi në komunën e Klinës.