Të pranishëm ishin ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z. Qemajl Minxhozi , ushtrues detyre i Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri , z. Gani Veseli , deputeti i parlamentit te Shqipërisë , z. Gjevalin Kadeli, kryebashkiaku i Lezhës z. Viktor Tusha e shumë personalitet tjera nga Italia , Shqipëria dhe Kosova.
Sot në komunën e Klinës në seancën e jashtëzakonshme është marr vendimi për binjakëzimin e dy komunave , komuna e Klinës dhe Greve in Chianti nga Italia .
Me 22 vota pro, një abstenim dhe asnjë vote kundër është miratuar nga kuvendi i Klinës ky vendim.
Kryetari i komunës, z. Sokol Bashota gjate ceremonisë se binjakëzimit është shprehur se : Me vendim te asamblesë së Klinës , duke u mbështetur nga të gjithë partitë politike të komunës së Klinës , kemi marr pëlqimin që të iniciojmë binjakëzimin me komunën e Greve in Chianti në Itali. Vendimi i marr për këtë binjakëzim ka ardhur si rezultat i marrëdhënieve shumë të mira në mes dy komunave , të komunës së Klinës dhe Greve in Chinati nga Italia. Ky vendim do të jetë një bazë për lidhjen e marrëveshjeve në fusha të ndryshme për bashkëpunim në mes të komunës së Klinës dhe atë të Greve in Chianti të Italisë ka thene kryetari Bashota.
Kryetari i komunës, Greve in Chianti nga Italia , z. Alberto Bencista, është shprehur se : Jam shumë i lumtur se jam sot për te dytën herë në Kosovë pikërisht ne komunën e Klinës . Unë kam njohur edhe shumë shqiptar që jetojnë në Itali, dhe në komunën time komuniteti i par nga emigrantet është komuniteti shqiptar dhe me te vërtet mburrem për qytetaret shqiptar –kosovar , sepse kanë kontribuar për zhvillimin ekonomik ton , që kane punuar ne sektor të ndryshëm. Ky binjakëzim që sot po e nënshkruaj me komunën e Klinës , do të vazhdoj duke shpresuar që në të ardhmen të kemi një bashkëpunim shumë të mirë në mes dy komunave ka thënë kryetari i Greve in Chianti , Bencista.
Me nga një fjalim të rastit këtë ceremoni binjakëzimi e kanë uruar edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z. Qemajl Minxhozi , ushtrues detyre i Ambasadorit të Kosovës ne Shqipëri , z. Gani Veseli , Deputeti i parlamentit te Shqipërisë , z. Gjevalin Kadeli si dhe kryebashkiaku i Lezhës z. Viktor Tusha.
Po sot , në komune e Klinës është bere edhe binjakëzimi i dy shkollave fillore , “Atë Gjergj Fishta “ nga Jagoda e komunës së Klinës dhe shkollës fillore “Atë Gjergj Fishta “ nga Lezha. Binjakëzimi në mes dy shkollave tregon se marrëdhëniet e binjakëzimit në mes të komunës së Klinës dhe asaj të Lezhës që është bere në vitin 2002, po zgjerohen në marrëdhënie shkëmbimi përvojash në arsim, me panaire të ndryshme , dhe se sot me ushqime tradicionale që sot komuna e Lezhës, do të gatuaj ushqimin për një darkë të përbashkët në mes tri komunave, Lezha , Klina dhe Greve in Chianti.
Aktivitet të tjera në vazhdim kanë qenë takimi i bizneseve të tri komunave ,Panairi i prodhimeve autoktone Lezhjane, ekspozita e piktorit Lezhjane , Mikel Paluca, koncert , dhe ndeshja e futbollit .
Këto evenimente që janë zhvilluar sot në komunën e Klinës , janë përcjellur nga mediet e Kosovës , Italisë dhe Shqipërisë që i falënderojmë për hapësirën që i kanë dhënë komunës sonë.