Kryetari i komunës së Klinës ,z. Sokol Bashota, e ka pritur për një vizitë komandantin e KFOR-it, nga divizioni regjional për bashkëpunim qendror , kolonel Massimo Mela.
Gjate këtij takimi kryetari Bashota e ka njoftuar kolonelin Mela, për zhvillimet dhe të arriturat në komunën e Klinës , si dhe e ka falënderuar për bashkëpunim .
Po ashtu edhe koloneli Mela, ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit me komunën e Klinës, duke e falënderuar kryetarin Bashota për punën dhe angazhimin e tij. Është kënaqësi kur dëgjon biseda të shëndosha , kur informohesh për zhvillimet dhe bashkëpunimet e mira edhe me qytetaret , ka thënë koloneli Mela.