Me qëllim të diskutimit rreth “Kornizës Afatmesme Buxhetore 2019-2021”, u mbajt takimi me banorët e fshatit Ujmirë, ku morën pjesë Kryetari i Komunës së Klinës Prof. Dr. Zenun Elezaj së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Financave, z. Aziz Desku dhe drejtorin për Shërbime Publike, z. Ibër Elezaj.

Me këtë rast, me banorët dhe përfaqësuesit të këtyre lokaliteteve, u diskutua rreth problemeve infrastrukturore që po ballafaqohet fshati Ujmirë dhe këto lokalitete të kësaj zone, po ashtu edhe mundësitë e përfshirjes së kërkesave të tyre në “Kornizën Afatmesme Buxhetore 2019-2021”.
Kryetari Elezaj gjatë takimit e vlerësoi shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e banorëve dhe i falënderoi për kontributin e dhënë në këto organizime. Elezaj, po ashtu u premtoi të pranishmëve se maksimalisht do të angazhohet për një buxhet më gjithëpërfshirës dhe se propozimet dhe sugjerimet do të merren parasysh.
Ky takim u organizua në bashkëpunim me OJQ “KOHA”.