Dy rrugë “Osman Krasniqi” dhe” Sylë Palushi”, në qytetin e Klinës janë asfaltuar në kuadër të projekteve kapitale të Komunës së Klinës, duke ju krijuar banorëve qarkullim më të mirë. Ky projektë është mirëpritur nga ana e qytetarëve të dy rrugëve. Kryetari i Komunës ,z.Sokol Bashota i ka përcjelluar punimet për së afërmi dhe është shprehur se: Asfaltimi i rrugës “ Osman Krasniqi” dhe “ Sylë Palushi” do të ju mundesoj banorëve qarkullim më të mirë dhe shënon një jetë ndryshe për qytetarët që jetojnë në këtë pjesë.