Festivali u mbajt nën patronatin e Kryetarit të Komunës Z. Sokol Bashota.
Në festival kanë marr pjesë mbi 700 festivalit për tri net me radhë, mbi 40 ansamble artistike, grupe rapsodësh e mysafir me 05 qershor festivali u hap në vendlindjen e Komandant Mujë Krasniqit në fshatin Çabiq. Festivali tani më tradicional” I këndojmë lirisë” këtë vit u mbajt në Klinë për të katërmbëdhjetën herë me radhë, filloj me 05 qershor dhe u ndërpre për shkak të tragjedisë që ndodhi në KEK- ë dhe vazhdoj me 17 dhe 18 qershor 2014, i cili mbahet në datëlindjen e Komandant Mujë Krasniqi-Kapuçi. Festivali Folklorik “I këndojmë lirisë” u dedikohet të gjithë dëshmorëve të kombit dhe përjetësohet heroizmi i tyre me këngë e valle epike nga grupet artistike nga të gjitha trojet shqiptare.
Festivali u mbajt nën patronatin e Kryetarit të Komunës Z. Sokol Bashota.
Në festival kanë marr pjesë mbi 700 festivalit për tri net me radhë, mbi 40 ansamble artistike, grupe rapsodësh e mysafir me 05 qershor festivali u hap në vendlindjen e Komandant Mujë Krasniqit në fshatin Çabiq. Në mbrëmje vazhdoj defileu artistikë nga grupet pjesëmarrëse në festival në Sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë. Në ora 19,00 filloi Festivali, në skenë para shumë mysafireve, artistëve e qytetarëve del moderatorja e festivalit, artistja e njohur e ekranit televiziv Silvane Braçe, i përshëndet të pranishmit, prezanton programin e natës së parë dhe e fton Z. Sokol Bashta drejtor i festivalit dhe kryetar i Komunës së Klinës të dal në skenën e bukur të punuar nga piktori Akademik Idriz Berisha për ta shpallur të hapur festivalin.
Nata e dytë e festivalit vazhdoj me 17 dhe nata e tretë me 18 qershor 2014 me të njëjtin ritëm e entuziazëm si nga organizatoret, pjesëmarrësit në festival por edhe nga prezenca e publikut, nata e dytë u mbajt në skenën e festivalit ndërsa nata finale në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë do të thotë në ambient të mbyllur për shkak të motit me shi.
Moderatorja Silvane Braçe duke shpallur të hapur natën finale të festivalit me prezantimin e pikave pjesëmarrëse në festival fton kryetarin e Komunës z. Sokol Bashota për një fjalë rasti:
Z. Sokol Bashota i përshëndet të pranishmit, falënderon këshillin organizativ, drejtorin e festivalit dhe të gjithë ata që kontribuan që festivali të jetë sa ma i suksesshëm , duke filluar nga drejtoria artistike e deri te aktivitetet sportive e botimi i biltenit “ Lyra” organ informativ i festivalit.
Kryetari Bashota uroj qytetarët e Klinës me rastin e ditës së Çlirimit të Klinës me rrethin ditën kur po mbahet nata finale e festivalit folklorik “ I këndojmë lirisë”.
Vazhdoj festivali me program në vijim, këngë pas kënge e valle pas valle arritëm në përmbylljen e festivalit.
Për tri net me radhë juria profesionale në përbërje : Sejmen Gjokoli-Kryetar, Ahmet Derguti profesor Universitar dhe Haki Mulliqi koreograf përcollën pikat konkurruese në festival dhe tani erdhi koha që kryetari i jurisë z. Sejmen Gjokoli ta paraqes vlerësimin e jurisë.
Fjala e Kryetarit të Jurisë, Sejmen Gjokoli, në mbyllje të Festivalit.
Mirëmbrëma dhe përshëndetje të gjithëve !
Besoj shpreh edhe mendimin tuaj kur më duhet të them se Edicioni i katërmbëdhjetë i Festivalit “ I këndojmë Lirisë” do të mbahet mend gjatë, veç të tjerash, edhe si edicion që nisi në ditën e lindjes së një këngëtari, luftëtari e komandanti “ Hero” siç është Mujë Krasniqi e po mbyllet në ditën e lindjes së Lirisë së një qyteti siç është sot Dita e çlirimit të Klinës, duke shënuar kështu një simbolikë të bukur lirie.
Të gjithë e dimë gjithashtu se ky festival është i mbrujtur në dhimbje dhe i lindur në liri ndaj me ndërprerjen që bëri, në shenjë solidarizimi me fatkeqësinë e Obiliqit, tregoi edhe një herë se është i denjë për vlerat që përcjell dhe misionin që vazhdon të përmbushë tash e 14 vite me radhë.
Si Festival i traditës shpirtërore por edhe vlerave universale të lirisë, pavarësisë, dashurisë, bukurisë, solidaritetit e unitetit shpirtëror.
Gjatë tri mbrëmjeve të Festivalit edhe në këtë edicion u ngjitën në skene dhjetëra shoqëri kulturore e artistike por edhe grupe më të vogla me këngëtarë e instrumentistë me vegla popullore tradicionale.
Koloriti i ngjyrave dhe ornamenteve të kostumeve , larmia e tyre prej jugu të Shqipërisë me fustanellat e bardha borë e deri tek xhubletat që vijnë prej skajeve veriore të Podujevës, i dhanë festivalit më shumë bukuri e dritë, më shumë ngjyra kombëtare e spektakolare.
Këngët, vallet, meloditë e avazet e instrumenteve popullore, të ndërthurura me një epizem e lirizëm të pashoq, e kthyen festivalin në një sofër të madhe të trashëgimisë sonë kulturore shpirtërore duke shënjuar pa mëdyshje standarde të reja në shkallën e Festivaleve më të mira kombëtare në të gjitha trojet shqiptare.
Kjo tregon edhe një herë se ky festival është në rrugën e duhur , i denjë për tu mbajtur e zhvilluar edhe për më tutje si nevojë shpirtërore e këtij komuniteti por edhe si një mundësi më shumë ku mund të shfaqet e demonstrohet fuqia e artit tonë tradicional.
Fakti që rinia është e pranishme në mazhorancë në të gjitha ansamblet dhe shoqëritë artistike tregon se kjo vazhdimësi është e garantuar.
E, në këtë mori vlerash burimore, mes kaq shumë këngësh e vallesh, juria e ka pasur shumë të vështirë për të përzgjedhur më të mirët.
Kjo na obligon që edhe ne, si Juri, përveç çmimeve të paracaktuara nga Drejtoria e festivalit, të vendosim një çmim special i cili shkon për të gjithë pjesëmarrësit e edicionit të 14- të, shkon për qytetarët artdashës të Klinës dhe organizatorët, komunën dhe Drejtorinë e Festivalit.
Duke ju falënderuar të gjithëve për vëmendjen dhe përcjelljen që i betë edhe këtë vit Festivalit, më lejoni të kaloj në paraqitjen e vlerësimeve që Juria e Festivalit ka vendosur të ndajë :
Çmimi “ Mujë Krasniqi” Ansambli “Dedë Gjon Luli” Tuz .
Çmimi i dytë: Ansambli Autokton “Rugova” Pejë.
Çmimi vendi tretë: Grupi polifonik “Idriz Sulli” Zhulat-Gjirokastër.
Çmimi i publikut: SHKA “ Muharrem e Xhevat Qena-Ramajë.
Çmimi Vallja më e mirë, Ansambli “Dëshmoret e Kombit” Kastriot.
Çmimi Interpretuesi më i mirë: Jonuz Delaj Malësi e Madhe Shkodër.
Çmimi: Instrumentisti më i mirë, Genc Hoxha AKV “Shotë Galica” Drenas.
Çmimi: Veteran i festivalit: Nazmije Demolli-Kastrati Dardanë
Çmimi: Veshja autentike, Ansambli “ Bajram Curri” Prishtinë
Çmimi : Teksti më i mirë, Besim Avdyli
Këtu u mbyll edicioni i katërmbëdhjetë i Festivalit Folklorik “ I këndojmë lirisë” me përshëndetjen: MIRË U TAKOFSHIM NË EDICIONIN E PESËMBËDHJET NË QERSHORIN E VITIT 2015.
Me mbylljen e festivalit qyteti i Klinës në orët e vona të natës u ndriçua nga zbrazja e fishek zjarreve për të reflektua suksesin e një festivali me traditë lirie në ditën e Çlirimit të Komunës së Klinës.
Informatë: Ismet Krasniqi- zëdhënës i festivalit