Vazhdon bashkëpunimi në mes të komunës së Klinës dhe Italisë
Gjatë vizitës qe i ka bere ambasadori i Italisë në Kosovë ,z. Andreas Ferrarese , ka thënë se : Italia ka raporte shumë të mira me Klinën , dhe arsyeja që sot jam në komunën e Klinës për ta vizituar kryetarin Bashota ,është sepse kam marr shumë fjalë të mira për punën e tij dhe zhvillimet në komunën e Klinës. Gjatë këtij takimi kemi folur për marrëdhëniet tona në të ardhmen për investitorët Italian , për të rritur vendet e punës dhe marrëdhëniet tregtare mes Klinës dhe Italisë.
Kryetari i komunës z. Sokol Bashota e ka falënderuar ambasadorin Ferrarese, për vizitën që i ka bërë komunës së Klinës dhe është shprehur se komuna e Klinës gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mira me Italinë , ku edhe kemi bërë edhe binjakëzim me një qytet si : Greve Di Chianti , bashkëpunimi shumë i mirë me KFOR-it –Italian, që në komunën e Klinës ka bërë edhe investime në të gjitha fshatrat , pastaj organizata e RTM-së me dy projekte që i ka sjell në komunën tonë nga BE-ja, etj. Bashota ka shtuar se komuna e Klinës ka potencial dhe resurse ekonomike për të gjithë investitorët Italian që janë të interesuar me investuar në komune e Klinës. Ne kemi kërkuar që çdo investitor që dëshiron të investoj në komunën e Klinës , të vij përmes ambasadës së tyre , që mos të bien pre e askujt ka thënë Bashota .