Ambasadorit i Britanisë se Madhe Jan Cliff e ka vizituar sot komunën e Klinës. Gjatë kësaj vizite ai ka thënë se: Sot jam këtu për të parë për së afërmi zhvillimet në komunën e Klinës. Ambasada e Britanisë ka bashkëpunim të mirë me komunën e Klinës , kështu që sot jemi këtu edhe për ta përkrahur procesin e kthimit në komunën e Klinës.
Kryetari i komunës Sokol Bashota e ka njoftuar Ambasadorin Cliff për zhvillimet në komunën e Klinës , dhe e ka falënderuar për përkrahjen në procesin e kthimit. Klina njihet si kampione sa i përket procesit të kthimit . Të gjithë qytetaret e kësaj komune janë të barabartë dhe siguria e lëvizjes është e lirë për të gjithë. Kreu i komunës ka thënë se për sukseset në procesin e kthimit duhet falënderuar edhe Zyrën për Kthim dhe bashkëpunimin me Policin , fal punës së tyre ne kemi arrit sukses në procesin e kthimit ka thënë Bashota.