Drejtoria e arsimit në bashkëpunim me MASHT-in dhe me drejtorët e shkollave të mesme të larta dhe të shkollave fillore e të mesme të ulëta prej datës 23 prill deri më 27 prill ka realizuar aktivitetin pedagogjik dhe arsimor “Java e dyerve të hapura” për të ndihmuar orientimin në karrierë të klasave të nënta dhe për të pasur këta nxënës një informacion më të plotë e më të qartë për të ardhmen e shkollimit të tyre në arsimin e mesëm të lartë, në gjimnaze e në shkolla profesionale.
Gjatë kësaj jave janë organizuar vizita të nxënësve nëpër ambientet e shkollave të mesme të larta-gjimnazit dhe shkollës profesionale ku nxënësit janë njoftuar me drejtimet dhe profilet arsimore, me ambientet dhe hapësirat e punës dhe me natyrën e mësimit në shkollimin mesëm të lartë.
Dka-ja po ashtu ka shtypur broshura të nevojshme për të informuar të gjithë nxënësit dhe prindërit e tyre lidhur me kushtet dhe specifikat e tjera në shkollimin e mesëm të lartë.