Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, z. Sokol Bashota, organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është mbajtur akademia përkujtimore për dëshmorin e kombit –Mirush Dakaj- Korbi. Mirush Dakaj –Korbi ,ka lindur me 1 janar 1962 në fshatin Cerovik të Klinës, në një familje të brumosur me ideale të larta atdhetare . Si pjesëtar i UÇK-së njihej me nofkën- Korbi, nofkë të cilën e përdori edhe në luftën e Kroacisë dhe Bosnjës . Gjatë luftës së UÇK-së, Korbi ishte i përgatitur nga luftërat të tjera që kishte marr pjesë dhe ishte një luftarak i kompletuar. Ishte një emër i njohur ku mori pjesë në shumë aksione ndaj forcave të armikut.
Kryetari i komunës , Sokol Bashota , tha se jemi mbledhur sot në këtë akademi për të kujtuar Mirush Dakën –Korbin i cili la gjurmë në historinë tonë më të re. Për jetën dhe veprën e dëshmorit Mirush Dakaj ka folur edhe Prenë Marashi , në emër të organizatave të luftës së UÇK-së, si bashkëluftëtar. Ushtaraku Kemajl Shaqiri si dhe mbesa e tij Hyrije Dakaj e cila falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e kësaj akademie .