Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, më datë 19.04.2019 ( e premte), në orën 16:00, në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, në Klinë, organizohet Akademi Përkujtimore, në 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit, Leonard Palucaj. Akademinë do ta nderojë më praninë e tij edhe Ministri i Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha.
AGJENDA
E AKADEMISË PËRKUJTIMORE NË 20-VJETORIN E RËNIES SË DËSHMORIT TË KOMBIT LEONARD PALUCAJ, MË 19.4.2019, NË ORËN 16:00, NË QENDRË E KULTURËS “JEHONA E DUKAGJINIT”
Dokumentari për Leonard Palucajn
Intonimi I Flamurit Kombëtar dhe Shtetëror
Fjala e Kryetarit të Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj
Fjala e Ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha
Fjala e përfaqësuesit të OVL-ve
Fjala e profesor Pal Canajt
Interpretim i monologut tematik nga Avdi Gërvalla
Rapsodët, Lekë dhe Gjokë Duhanaj – këngë për Leonard Palucaj
Pjesëmarrja juaj do të nderojë figurën dhe veprën e këtij dëshmori të kombit dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e tjerëtë lirisë së Kosovës.