Kjo shume nuk është e mjaftueshme për të gjitha nevojat që kanë qytetaret por ndihma është bërë në bazë të kërkesave të tyre, dhe sipas komisionit jemi munduar që të bëjmë një përfaqësim të të gjitha Bashkësive Lokale.
Komuna e Klinës, ka ndarë material ndërtimor për 65 familje të kësaj komune. Materiali ndërtimor për familjet që kanë përfituar është me vlerë 500 deri në 1000 euro, varësisht sipas nevojave. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Esat Raci njëherë edhe kryetar i komisionit , tha se në bazë të kërkesave të marra nga qytetarët,së pari kemi verifikuar gjendjen në teren e më pas është bërë ndarja e materialit. Kjo shume nuk është e mjaftueshme për të gjitha nevojat që kanë qytetaret por ndihma është bërë në bazë të kërkesave të tyre dhe sipas komisionit jemi munduar që të bëjmë një përfaqësim të të gjitha Bashkësive Lokale.