Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdija, bashkëpunëtorë të komunës, mixhën Halil Krasniqi, veteranë të arsimit, mësimdhënës, stafin e shkollës, nxënës e qytetarë sot kanë marrë pjesë në shënimin e Ditës së Shkollës së Mesme të Lartë “Luigj Gurakuqi” në Klinë.
“Kjo shkollë që nga themelimi e deri në fundshekullin e kaluar, përveç misionit të edukimit e arsimimit të të rinjve, ka pasur mision të dytë e jo më pak të rëndësishëm se i pari edhe edukimin e të rinjve në frymë patriotike e atdhetare e ka qenë edhe vatër e rezistencës ndaj regjimit serb.
Si rezultat i punës, përkushtimit e angazhimit të mësimdhënësve e nxënësve, kjo shkollë ishte e vazhdon të jetë një ndër shkollat e mesme të larta më të mira në vend, nga kanë dalë edhe kuadro e profesionistë të mëdhenj. Për këtë ju jam falënderues secilit mësimdhënës e secilit akterë që ka dhënë e vazhdon të jap kontribut.
Si institucione lokale jemi përgjegjës në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore për të mundësuar një proces mësimor më cilësor.
Duke ditur mirë rëndësinë e arsimit për të ardhmen, ne kemi investuar në sektorin e arsimit kemi investuar si në përmirësimin e infrastrukturës në shkolla e njëkohësisht edhe në pajisjen e kabineteve. Investime të rëndësishme janë bërë edhe në këtë shkollë dhe në vazhdimësi do t`i përgjigjemi kërkesave të shkollave, duke ju përshtatur metodave inovative të mësimdhënies.
Suksese dhe mbarësi në rrugën tuaj të dijes!
Gëzuar ndër vite dhe dekada dita e shkollës!”- ka thënë kryetari Elezaj.




