Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, dhe qytetarë kanë përcjellë nga afër realizimin e punimeve në Jashanicë.
Në fshatrat Jashanicë, Pograxhë dhe Resnik ka filluar projekti për asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e trotuarit me ndriçim publik dhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimit, projekt ky dy vjeçar i financuar nga buxheti i komunës së Klinës, që ka një vlerë prej 225 428 euro.
“Kam kërkuar nga kompania punëkryese që punimet të kryhen brenda afateve dhe kushteve të parapara me kontratë. Në kuadër të këtij projekti do të bëhet: asfaltimi i 2400 metra rrugë, ndërtimi i 1300 metra të trotuarit me ndriçim publik dhe shtrirja e 500 metrave të rrjetit të kanalizimit” – ka thënë Elezaj.




