Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrim në sistemin e Gjendjes Civile për fëmijët e lindur në spital?
Fletëlëshimi i spitalit; Fletatstatistikore nga institucioni shëndetësor (origjinale)
Certifikata e kurorëzimit për prindërit e të porsalindurit (fotokopje). Prindërit pa kurorë duhet të jenë të pranishëm me rastin e paraqitjes së kërkesës;
Letërnjoftimet e prindërve (pasaportat) valide të Republikës së Kosovës, ekstraktet e lindjes për prindërit (fotokopje);
Njëri prind të jetë i pranishëm (nëse kurora është bërë para lindjes së fëmijës);
Nëse fëmija është mbi moshën 6 vjeç, nevojitet edhe libreza ose dëftesa e shkollës ku është i regjistruar fëmija;
Pagesa e taksës 1 €.
Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrim në sistemin e Gjendjes Civile për fëmijët e lindur jashtë Institucionit Shëndetësor?
Vërtetimi nga institucioni përkatës për vaksinimin e fëmijës; një foto e formatit të pasaportës jo më e vjetër se gjashtë muaj
Vërtetimi që nuk ka lindur në spital;
Libreza ose dëftesa e shkollës ku është i regjistruar fëmija;
Certifikata e kurorës së prindërve. Prindërit pa kurorë duhet të jenë të pranishëm me rastin e paraqitjes së kërkesës;
Letërnjoftimet e prindërve (pasaportat), ekstraktet e lindjes për prindërit;
Deklaratat e dy dëshmitarëve, të cilët i njohin rrethanat e lindjes së atij personi (duhet të jetë e vërtetuar te noteri), si dhe letërnjoftimat kopje dhe valide të Republikës së Kosovës
Procedura e zhvilluar nga zyrtari kompetent dhe nxjerrja e aktvendimit mbi regjistrimin e mëvonshëm të lindjes për personin në procedurë, paraprakisht lënda e kompletuar dërgohet përmes postës elektronike për verifikim në ARC
Pagesa e taksës 2 €.
Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrim në sistemin e Gjendjes Civile për fëmijët e lindur jashtë Kosovës?
Certifikata e lindjes, lëshuar nga shteti ku ka lindur fëmija (certifikata origjinale duhet të jetë e përkthyer në gjuhën zyrtare);
Certifikata e kurorëzimit të prindërve (fotokopje);
Ekstraktet e lindjes të të dy prindërve (fotokopje);
Letërnjoftimet e prindërve (pasaportat) valide, ekstraktet e lindjes (fotokopje);
Pagesa e taksës 1 €.
A mund të i shkarkoj certifikatat e Gjendjes Civile online?
Po, ju mund të i shkarkoni në platformën eKosova dokumentet nga Gjendja Civile (certifikata e lindjes, ekstrakti, certifikata e martesës, certifikata e lindjes për anëtar të familjes, certifikata e lindjes për anëtar tjerë të familjes).