Në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, Zenun Elezaj, Komuna e Klinës organizon edicionin e 24-të të Festivalit Folklorik “I Këndojmë Lirisë”, në nderim të luftës heroike të Mujë Krasniqit – Komandant “Kapuçit”, bashkëluftëtarëve dhe dëshmorëve të lirisë.
Festivali mbahet më 6, 7 dhe 8 qershor 2026.
Hapja tradicionale e festivalit bëhet më 6 qershor në Çabiq, vendlindjen e Mujë Krasniqit, ndërsa aktivitetet vazhdojnë në Klinë për tri net me radhë, me program artistik, defilim të grupeve folklorike dhe panair të produkteve vendore.
AGJENDA
06.06.2026 – Çabiq / Klinë
10:30 – Defilimi i ansambleve
11:00 – Intonimi dhe ngritja e Flamurit Kombëtar
Fjalët përshëndetëse dhe programi artistik
18:00 – Hapja solemne e Panairit të Produkteve Vendore
19:00 – Nata e parë e Festivalit
07.06.2026
18:20 – Defilimi i grupeve pjesëmarrëse
19:00 – Nata e dytë e Festivalit
08.06.2026
18:20 – Defilimi i grupeve pjesëmarrëse
19:00 – Nata finale e Festivalit
Mirë se vini në Klinë, në ditët e festivalit që i këndon lirisë dhe kujtesës sonë kombëtare!