Me rastin e Dita e Mësuesit, në sallën e Kuvendit të Komuna e Klinës u mbajt një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e kryetarit të komunës Zenun Elezaj, drejtorit të Arsimit Qemajl Sejdija, mësimdhënësve, drejtorëve dhe nxënësve të shkollave të komunës.
Me këtë rast u ndanë mirënjohje për mësimdhënësit pensionistë dhe për ata të dalluar në nivel shkolle, në shenjë falënderimi për përkushtimin dhe kontributin e tyre në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
Në këtë ditë të veçantë u vlerësua roli i rëndësishëm i mësimdhënësve në zhvillimin e arsimit dhe në edukimin e gjeneratave të reja, ndërsa Komuna e Klinës do të vazhdojë të mbështesë arsimin dhe të krijojë kushte sa më të mira për mësimdhënësit dhe nxënësit.