Të nderuar qytetarë,
Pas reshjeve të borës, Komuna e Klinës, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, menjëherë ka angazhuar kompaninë për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, që të bëjë pastrimin e të gjitha rrugëve në përgjegjësi të komunës.
Kompania momentalisht është në terren duke bërë pastrimin e rrugëve në fshatrat ku nevoja është më e madhe për intervenim.
Komuna e Klinës ka kërkuar që kompania e kontraktuar të jetë 24 orë e gatshme për pastrim e rrugëve në të gjitha rrugët në kompetencë të komunës.
Të gjitha rrugët janë të kalueshme, megjithatë ne apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës dhe mbajtje të distancës mes mjeteve.
Për raste emergjente mund të kontaktoni në numrat e telefonit 046 386 050 dhe 044 139 203.