Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, inxhinerët e komunës e qytetarë, kanë përcjellë nga afër punën për asfaltimin e rrugës në lagjen Selmanaj.
“Ky është një investim shumë i nevojshëm e i mirëpritur nga banorët punëtorë e të respektuar të kësaj lagjeje të cilët më nuk do ta kenë problemin e infrastrukturës rrugore. Në kuadër të këtij projekti do të bëhet edhe: Asfaltimi i 1000 metrave rrugë në Shtupel dhe Kërrnicë, shtrirja e 4000 metrave të rrjetit të kanalizimit në Shtupel dhe Kerrnicë, riasfaltimi i rrugës kryesore Klinë-Gjurgjevik i Vogël-Shtupel në gjatësi prej 3000 metrash.” – ka thënë Elezaj.
Projekti ka një vlerë prej 300 000 eurosh.




