Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë është mbajtur konsultim publik për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa Komunale.
Në këtë takim para të pranishmëve u shpalos Drafti i Rregullores për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa Komunale, nga dy anëtarët e grupit punues, z. Burim Hoti si dhe z. Mirsad Daka.
Ata theksuan se kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e aktiviteteve të cilat i nënshtrohen taksës komunale në Komunën e Klinës, lartësinë e taksave komunale, përcaktimin e kategorive të liruara nga kjo taksë dhe përcaktimin e kundërvajtjeve dhe sanksioneve kundërvajtëse për shkeljet e dispozitave të kësaj rregulloreje.
Për të gjithë personat e tjerë të cilët nuk kishin rastin të jenë të pranishëm në këtë takim, njoftohen se komentet dhe rekomandimet e tyre mundi t’i përcjellin edhe me email në mënyrë elektronike tek zyrtarët: Burim Hoti, email: burim.hoti@rks-gov.net dhe Vlora Tafili, email: vlora.tafili@rks-gov.net dhe shkresë fizike në objektin e komunës në Zyrën e Drejtorisë së Financave, kati I, zyra e dytë, ana e djathtë, deri më datën 03.05.2024.




