Pas homazheve në shenjë nderimi e mirënjohje për të rënët për liri, të cilat u mbajtën në shumë vende, aktivitetet për shënimin e 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Klinës, dje u përmbyllën me program artistik, me këngë, valle e recitale në sallën madhe në qendrën e kulturës “Jehona e Dukagjinit”.
Të pranishëm ishin kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fatjona Gashi, drejtorë të tjerë të drejtorive, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë dhe të afërm të të rënëve, qytetarë të shumtë dhe media.
Programi shfaqi këngë, valle e recitale me motive kombëtare dhe atdhedashurie, ku performuan artistë të ndryshëm nga Klina si dhe mysafirë nga komunat tjera.




