Drejtoria Komunale e Arsimit, ka organizuar mbledhjen me përfaqësues të Këshillit të prindërve në nivel shkolle, të cilët kanë zgjedhur Kryesinë e Këshillit Komunal të Prindërve, të përbërë prej shtatë anëtarësh dhe kryetarin e Këshillit me mandat katërvjeçar.
Kryetar i Këshillit të Prindërve të Komunës u zgjodh mësimdhënësi, Hazir Tigani.
Po ashtu, është zgjedhur edhe përfaqësuesi që do ta përfaqësojë Klinën në mbledhjen e themelimit të Këshillit të Prindërve të Kosovës.
Themelimi i Këshillit Komunal të Prindërve, mbështetet në Udhëzimin administrativ 28/2012 dhe në dispozitat e Ligjit të Arsimit Parauniversitar, që përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e këtij këshilli në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit për ngritjen e çështjeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me procesin mësimor dhe komponentë të tjerë që ndihmojnë këtë proces.