Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe Kryetarit të Komunës së Klinës Prof. Dr. Zenun Elezaj, organizohet manifestimi përkujtimor, me rastin e 20 vjetorit të 4 Prillit – Ditës së të Zhdukurve të Luftës në Komunën e Klinës, “Në dhimbjen e 4 Prillit”.
Pjesëmarrja juaj do të nderojë këtë ditë manifestimi përkujtimor dhe të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës.