Në Klinë, organizuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të Komunën së Klinës, është mbajtur debati më publikun, ku të pranishëm ishin, përfaqësues të ekzekutivit të Komunës së Klinës, qytetarë të lokaliteteve të komunës, përfaqësues të OSBE-së, të organizatave të ndryshme joqeveritare etj.
Ky debat kishte të bënte me përcaktimin e trasesë së rrugës së transitit, e cila është paraparë që të ndërtohet, rrugë, e cila do të ndikojë në zbarkimin e rrugës kryesore, por edhe rrugëve të tjera të qytetit, nga frekuentimi tepër i dendur i këtyre rrugëve me automjete të lehta dhe ato të rënda, transportuese etj.
Traseja e kësaj rruge transitore pritet të kalojë përmes rrugës ekzistuese, Dollc-Dresnik, fshatin Klinafc, mbi hekurudhë dhe duke vazhduar mbi varrezat e komunitetit egjiptan.
Më këtë rast, palët e interesuara paraqiten propozimet, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me përcaktimin e kësaj traseje, të cilat organet kompetente komunale do t’i shqyrtojnë dhe t’i marrin në konsideratë dhe do të ndihmohen që ky projekt të realizohet me sukses.