Në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Klinës është mbajtur vazhdimi i seancës së Vlll-të e rregullt e punës të cilën e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit , Fadil Gashi. Pjesë e kësaj seance ishin edhe Kryetari i Komunës , Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetari Besim Hoti, drejtorët të drejtorive, anëtarët e kuvendit, qytetarë si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare .
Gjatë kësaj seance drejtori i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, Aziz Desku referoi mbi Draft – Buxhetin e Komunës për vitin 2019 – 2021. Buxheti i komunës së Klinës për vitin 2019 do të jetë 10.138,948 €, për vitin 2020 vlerësohet të jetë prej 10.448,072€ dhe në vitin 2021 prej 10.818.234 €. Buxheti i vitit 2019 është për 4% më i lartë se buxheti i 2018.
Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj gjatë fjalimit të tij theksoi se ky buxhet rezulton të jetë gjithëpërfshirës dhe në përputhje më nevojat e qytetarëve të cilat kanë dal nga dëgjimet publike nëpër lokalitete. Kryetari gjithashtu informoi kuvendin mbi zhvillimet e deri tanishme infrastrukturore dhe projeksionet e parapara në të gjitha fushat për vitet 2019-2021.
Në këtë seancë u parashtruan shumë pyetje nga kuvendarët të cilat morën përgjigje dhe sqarime nga drejtorët përkatës të drejtorive dhe në bazë të kësaj rezultoi në aprovimin dhe miratimin e buxheti më 16 vota për, pa vota kundër dhe abstenime.