Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me shoqatat kulturore “Jehona e Dukagjinit”, Klubi Pamor “Ibrahim Kodra” dhe Klubi Letrar “Dritëro Agolli”, për nderë të 100 vjetorit të lindjes së piktorit Ibrahim Kodra dhe Ditës Botërore të Librit, organizoi aktivitetin artistik i cili u shfaq në sheshin e qytetit në Klinë, ku është hapur ekspozita një ditore “Dita e Kodrës” me piktor nga Komuna e Klinës dhe u promovuan libra të botuara nga Shoqata Kulturore “Jehona e Dukagjinit” të autorëve klinas; Imer Pantina dhe Kaltrina Maloku.