Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morina dhe Drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, Aziz Desku, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e “Socio-Projektit” .Në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Shoqatave të Fermerëve të Komunës së Klinës, ku është biseduar për funksionimin, sfidat dhe planet e Drejtorisë komunale të Bujqësisë dhe fermerëve klinas.
“Stabilitetit Socio – ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovë”, e njohur edhe si “Projekti – Socio”, është një nismë e financuar nga “Engagement Global”, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim – BMZ dhe është duke u implementuar nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë në partneritet me Arbeiter Samariter Bund – ASB.
Projekti synon të krijojë kushte të qëndrueshme të jetesës si dhe kushte më të mira socio-ekonomike për familjet etnike te pakicave dhe të popullatës shumicë në Kosovë, përmes gjenerimit të të ardhura, punësimit dhe mundësive të zhvillimit në komunitet.
Qëllimi thirrjes është:
Fuqizimi i kapaciteteve të shoqatave bujqësore
Si veprim plotësues në komponentën e krijimit të vendeve të punës dhe me qëllim të krijimit të një mjedisi më të qëndrueshëm për agro-procesim. Projekti synon përmirësimin e kapaciteteve të shoqatave bujqësore përmes dy segmenteve. I pari është dhënia e asistencës teknike me anë të trajnimeve të përgatitur enkas për anëtarët e shoqatave të përzgjedhura, ndërsa segmenti i dytë është ofrimi i paketave të granteve të vogla me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të shoqatave.
Naser Morina, tregon se Drejtoria e Bujqësisë do të sigurojë nga një zyrë për shoqatat e fermerëve, ndërsa për inventarin do të kujdeset Socio-Projekti.
“ Do të punojmë që sa me shumë të funksionalizojnë shoqatat, të mbështesim punën e tyre në mënyrë që të tregohen sa me efikas”, ka thënë drejtori Morina.