Edhe pse me mundësi te kufizuara komuna ka gjetur formën pët të përkrahur familjet me gjendje të rënd socilae.
Duke e parë disa herë me radhë ketë situatë drejtori i Drejtoratit për Shërbime Publike dhe Emergjente Esat Rraci u angazhua ne një ndihmë për familjet të cilat kanë gjendjen e vështirë materiale dhe te cilat ende nuk kanë të zgjidhur as çështjen e strehimit.
Me ketë rast familjeve të cilat janë në strehimorën kolektive të ura e Hagjisë, tek tregu i kafshëve ju ndanë nga një pako ushqimore si dhe krahas kësaj edhe një sasi e ndihmës në miell dhe gjëra për nevoja sanitare.
Gjashtë familjet të cilat jetojnë ne ketë strehimore që përbëjnë 20 anëtarë ishin përfituese të kësaj ndihme.
Ne ketë vizitë drejtorët Esat Rraci si dhe Ramiz Rrusta shprehen angazhimet e tyre për një kujdes të vazhdyeshëm për familjet më gjendje të rënd sociale.
Ne ketë qëndër koleltive ku jetojnë 6 familje te cilat që nga paslufta nuk kanë mundur të sigurojnë çështjen e strehimit janë 11 fëmijë të vegjel, të cilat janë në kushte te vështira sanitare dhe higjenike.
Zyra për inf. Pranë KK-së Klinë