"Thesari më i madhë për shqiptarët është toleranca ndërfetare" Gjatë takimit u diskutua rrethë bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe tolerancës ndërfetare,ku Kryetari i Komunës së Klinës tha se Klina ka specifikat të veqanta dhe shquhet për një tolerancë të mirëfilltë ndërfetare që është për t’u admiruar dhe që njëkohësishtë na e mundëson edhe si eksekutiv të qeverisim më lehtë.Prandaj,komuna ka vendosur që të ndajë mjete për renovimin e xhamisë dhe kishës në këtë komunë.Gjithashtu bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmën.
Ndërsa Myftiu Tërrnava tha se kam ardhur këtu t’ia uroj Kryetarit Bashota mandatin e ri,t’i uroj sukses dhe të kordinohemi për bashkëpunim të mëtutjeshëm .
Kosova është një shtet i ri,ndoshta nuk ka mundësi ti ofroi botës diqka nga aspekti ekomik apo teknologjik,por ka një thesar të tolerances ndërfetare e cila ka egzistuar me shekuj dhe egziston edhe sot,duke potencuar thënien e Kryeministrit të Shqipërisë se”Thesari më i madhë për shqiptarët është toleranca ndërfetare".