Shqyrtimi i Projekt-rregullores për fillim dhe mbarimin e orarit të punës së Organizatave të Biznesit në Komunën e Klinës.
Organizuar nga Kuvendi Komunal në Klinë , është mbajtur Debati me Publikun ku është diskutuar rreth Projekt-rregullores për fillim dhe mbarimin e orarit të punës së Organizatave të Biznesit në Komunën e Klinës. Debatin është udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit Fadil Gashi, i cili është shprehur se : kjo rregullore është punuar së bashku me zyrën ligjore dhe komitetin për politik dhe financa, dhe qëllimi i debatit është që ne sot t’i marrim mendimet nga qytetaret dhe nga drejtorit përkatëse dhe pas përfundimit të diskutimit me publikun ndryshimet dhe plotësimet do të miratohen në seancën e radhës të Kuvendit Komunal. Ali Shala –Avokat i popullit ne Zyrën ligjore tha se: qëllimi i këtij debati sot është që nga strukturat e biznesit të Klinës, të akceptojmë vërejtjet dhe sugjerimet e qytetareve për bizneset e tyre. Ndërsa drejtori Buxhet e Financa- Refki Krasniqi tha se: bizneset duhet të kenë marrëveshje që ta harmonizojnë orarin e punës sepse është e nevojshme që me marrëveshje për 24 orë kemi nevojë për një barnatore, market dhe pompë benzine që punoj . Edhe pse pjesëmarrja e qytetareve nuk ishte e kënaqshme kërkesat ishin që debatet të mbahen me shpesh lidhur me orarin e punës së organizatave të biznesit . Qytetari i cili tha se jetonte në afërsi të Pro Kredit Bank, është ankuar se kanë problem me zhurmën e gjeneratorit , në mungesë të rrymës banka e përdor gjeneratorin dhe familja ime është e shqetësuar gjatë gjithë kohës , sepse zhurma është shumë e madhe. Sa i përket barnatoreve , jemi 5-së barnatore që jemi të licencuara dhe pajtohem me ato barnatore që janë të licencuara të punojnë të dielave për 24 orë , sipas marrëveshjes. Po ashtu , kërkesë nga qyqaret ka qenë që për festa të mos punohet sepse qytetarët kanë thënë se nuk po dihet kur është festë . Festat duhet të respektohen. Kërkesat tjera ishin që orari i kafeneve të mos ndryshohet por te mbetet i njëjti orar. Ndërsa , në klubet e natës të punohet të premten dhe të shtunën që e diela të mbetet ditë pushimi që ishte propozuar në rregullore dhe që është përkrahur nga qytetaret. Debati përfundoi dhe kërkesat e qytetareve pritet të shqyrtohen në seancën e radhës, ku është në rend dite shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-rregullores për fillim dhe mbarimin e orarit të punës së Organizatave të Biznesit në Komunën e Klinës.